Në Kuvend vendoset pllakë përkujtimi për Deklaratën e 2 Korrikut
02 korrik 2021
| 12:07
Në 31-vjetorin e miratimit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut, në Kuvend të Kosovës është vendosur një pllakë në përkujtim të kësaj ngjarje historike.
Zbulimin e kësaj pllake e ka bërë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.
“Këtu, më 2 korrik 1990, delegatët e Kuvendit të Kosovës, në përfaqësim të vullnetit të popullit, miratuan Deklaratën Kushtetuese dhe e shpallën Kosovën Republikë”, ka shkruar Konjufca në profilin e tij në “Facebook”.