Në Lagjen 1 të qytetit të Skenderajt fillon shtrirja e gypit të kanalizimit
20 shtator 2022
| 12:32
“Me trendin e zgjerimit të qytetit të Skenderajt, po rritet nevoja për shtrirjen e projekteve kapitale në çdo lagje dhe vendbanim”, kështu ka thënë kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura.
Ai ka thënë se sot në Lagjen 1 të qytetit, në krahun kah Llausha, ka filluar shtrirja e gypit të kanalizimit në rrjetin ekzistues.
“Shërbim i cili është i domosdoshëm për mirëqenien e qytetarëve të kësaj pjese të qytetit”, ka thënë Nura.