Në laparaskopi kryhet një ndërhyrje e komplikuar në veshkë
13 nëntor 2019
| 15:51
Një ekip i përbërë prej mjekëve kirurgë, urologë dhe anesteziologëve, në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale, Shërbimi i Laparaskopisë, kanë kryer një operacion të rrallë tek një pacient, pas ankesave për probleme në veshkë.
Pacienti kishte dy cista, të shfaqura në të dy veshkët, të cilat janë larguar me laparaskop.
“Ndërhyrjet me qasje laparaskopike e bëjnë më të lehtë punën, shkurtojnë kohëzgjatjen dhe ofrojnë më shumë siguri gjatë intervenimit. Operacioni është kryer me sukses, ka zgjatur rreth një orë e gjysmë, ndërsa pacienti ka vazhduar trajtimin nën kujdesin e mjekëve përkatës”, është thënë në njoftimin e QKUK-së.
/Epoka e re/