Në Leshan të Pejës zbulohet pllaka në shtëpinë e cila u bë Shtab lokal i UÇK-së
Në Leshan të Pejës është zbuluar pllaka në shtëpinë e cila kishte shërbyer si Shtab lokal i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Shtëpia e invalidit të luftës Ukë Krasniqi (tanimë i ndjerë), të dielën kishte mbledhur dhjetëra bashkëluftëtarë në mesin e të cilëve edhe Azem Veseli ish-komandant i Brigadës 133 “Adrian Krasniqi”.
Kryetari i OVL të UÇK-së Pejë, Gazmend Syla, ka theksuar se vendosja e pllakave në shtëpitë që shërbyen si shtabe, është nder për familjen dhe bashkëluftëtarët, por edhe rikujtim i historisë së lavdishme të Luftës Çlirimtare.
Ai gjithashtu ka shpërndarë mirënjohje për themelimin e Shtabit lokal, në shenjë respekti për nismëtarët e rezistencës së armatosur në këtë fshat.
Pllaka u zbulua nga Azem Veseli, Qerim Berisha – Mixha, Bajram Shkodrani dhe Jeton Krasniqi.
/Epoka e re/