Në Letoni zgjedhjet i fiton një parti e afërt me Rusinë

07 tetor 2018 | 12:42

Një parti miqësore me Rusinë ka fituar shumicën e votave në zgjedhjet parlamentare në Letoni.

Partia Harmonia, që ka mbështetjen e shumicës së minoritetit rusishtfolës në këtë shtet të Baltikut, ka fituar 19,9 për qind të votave në zgjedhjet e 6 tetorit, thuhet në rezultatet përfundimtare.

Autoritetet zgjedhore kanë thënë sot se dy partitë populiste, që mund të jenë partnerë të partisë Harmoni, partia KPV LV dhe Partia e Re Konservatore, kanë fituar 14,1 për qind, respektivisht 13,6 për qind të votave.

Partia Zhvillim, që është pro BE-së dhe NATO-s ka dalë e katërta në zgjedhje, duke fituar 12 për qind të votave, duke lënë pas tre parti që janë momentalisht në koalicionin qeverisës së kryeministrit Maris Kuciskis.

“Harmonia ka qenë dhe do të jetë partia më e rëndësishme e Letonisë”, ka thënë pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve, Vjaceslavs Dombrovskis, kandidati për kryeministër i këtij subjekti.

Dalja në zgjedhje ishte 54,6 për qind ka njoftuar Komisioni i Zgjedhjeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike…