Në librat e historisë në Serbi glorifikohet lideri çetnik, kurse Tito paraqitet personazh i mjerë

09 shkurt 2024 | 08:44

Revizionizmi historik ka marrë një vrull serioz në Serbi. Tekstet shkollore që përfshijnë Titon dhe Drazhën po bëhen gjëja më normale në atë vend. Kështu në Serbi po tentohet glorifikimi dhe paraqitja pozitive e një lideri të çetnikëve në kokat e fëmijëve.

Në rrjetet sociale po shpërndahet një foto e një libri tjetër të historisë për klasën e 8-të, i cili mëson njëlloj për sukseset e ushtrisë partizane dhe çetnike.

Ilustrimet shkuan një hap më tej.

Në foto shfaqen Tito dhe Drazha të ulur në të njëjtën tavolinë, edhe pse komentuesit kanë vënë re, duket pak sikur janë kapur për dore dhe planifikojnë veprime të përbashkëta.

Në leksionin Jugosllavia dhe populli serb në Luftën e Dytë Botërore 1941-1945, pati një ilustrim kontrovers që tërhoqi vëmendjen e shumë njerëzve dhe jo për arsye pozitive.

Komentet po derdhen në një postim të shpërndarë nga dikush në Twitter.

“Drazha portretizohet si një shef, dhe Tito si një personazh i mjerë dhe i parëndësishëm”, shkruan njerëzit.

“Mungon vetëm Shën Sava”

“Dora e Titos nën tavolinë, sikur e shtrëngon Drazhën dhe thotë, ejani bashkë, na fotografoni për tekstet e shekullit të 21-të”, “Tito dhe Drazha këndojnë Jemi këtu si dikur”, “Vetëm Shën Sava mungon”, “Kush po na ndan?” janë disa nga komentet.

Krahas kësaj, shumë prindër shtojnë se shumë mësues nuk i mbajnë mësimet nga klasa e 8-të sipas tekstit, sepse, siç thonë ata, në to fshihen shumë të pavërteta.

Kush ishte Drazha Mihajloviq?

Mihailoviq ishte udhëheqësi i parë jugosllav i kryengritjes popullore kundër pushtimit gjerman në vitin 1941 dhe u bë shpejt gjeneral dhe ministër i luftës nga qeveria mbretërore në mërgim në Londër.

Nga fundi i 1942, Mihajloviq ishte i bindur se komunizmi paraqiste një kërcënim më afatgjatë për Jugosllavinë sesa pushtimi i Boshtit nazist, dhe kërkoi t’i ruante forcat e tij për një përballje me partizanët e Josip Broz Titos.

Shkalla në të cilën ai kontrollonte forcat çetnike në Bosnjë dhe Kroaci, ku ata kryen krime shumë të shëmtuara, mbetet ende e hapur për diskutime.

Disa prej togerëve të tij të lartë në fushë, si “Papa” Dujic, bashkëpunuan haptazi me italianët dhe gjermanët në emër të ruajtjes së besimit ortodoks të Serbisë dhe të kombit. Ai dhe të tjerë gjithashtu vunë në shënjestër dhe vranë myslimanë boshnjakë dhe kroatët.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mediet serbe transmetimi nuk ka vazhduar drejtpërdrejt kur fjalën…