Në lidhje me Flori Mumajesin? Flet moderatorja e njohur

27 mars 2022 | 11:30

Moderatorja kosovare, Liberta Spahiu, ka reaguar për thashethemet mbi videon ku ajo shihet duke u puthur me këngëtarin Flori Mumajesi.

Ajo e ka mohuar se është në lidhje me këngëtarin, duke thënë se ata janë shokë tash e sa vite.

Në media kanë qarkulluar disa pamje nga prapa Libertës, duke dashur ta dëshmojnë lidhjen.
Në këto pamje, shihet Flori kur i afrohet moderatores derisa ajo po bënte video me telefon dhe e puth atë.

Prej kohësh janë përmendur se ata janë në një lidhje, e publikimi i kësaj video vetëm sa shtoi më shumë dyshimet.

Megjithatë, moderatorja u dha fund këtyre spekulimeve një herë e përgjithmonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Kuvendit, Adriana Matoshi, i ka dhënë fund lidhjes…