Në lidhje serioze? Bad Bunny dhe Kendall sërish bashkë
Interneti u trondit kur mori vesh se Bad Bunny (emri i vërtetë i së cilit është Benito Antonio Martínez Ocasio) dhe Kendall Jenner ishin puthur në një club privat në Los Angeles, por prisni, mund të tronditen edhe më shumë kur të mësojnë se në fakt, këngëtari latin dhe modelja mund ta kenë seriozisht me njëri-tjetrin.
Thuhet se ata kanë dalë në disa takime së bashku dhe rishtazi, kanë konsumuar edhe një darkë me çiftin Justin dhe Hailey Bieber, sërish në Los Angeles.
Për të mos u hedhur benzinë thashethemeve, Jenner dhe Bad Bunny dolën nga dalje të ndryshme të restorantit, ndërkohë, Kendall u mundua disa herë të mbulonte fytyrën, që të mos dallohej nga paparacët.
Takimet e dyshes vijnë disa ditë pasi llogaria e thashethemeve mbi V.I.P-at, “Deuxmoi”, e cila konfirmoi se modelja 27-vjeçare dhe ylli latin 28-vjeçar ishin parë duke u puthur. Por, që nga ai moment e deri tani, duket se gjërat kanë përparuar më shumë se sa thjesht një puthje në club.