Në Ligën e Evropës spikat përballja Porto – Roma

31 janar 2025 | 13:47

Në selinë qendrore të UEFA-s, në Nyon, Liga e Evropës zë një vend të veçantë, trofe që do të dorëzohet më 21 maj në Bilbao. Sot u hodh shorti i “play-off”-it të këtij kompeticioni, me skuadrat të ndara në dy vazo. 16 skuadrat që do të marrin pjesë në “play off” janë: Bodø Glimt, Anderlecht, FCSB, Ajax, Real Sociedad, Galatasaray, Roma, Viktoria Plzen, Ferencvaros, Porto, AZ Alkmaar, Midtjylland, Union SG, PAOK, Twente, Fenerbahçe.

Tetë prej tyre (fituesit) do t’iu bashkohen tetë skuadrave të kualifikuara direkt nga faza e grupit, në raundin vijues të këtij kompeticioni, me eliminim direkt. Ndeshjet e para do të luhet më 13 shkurt, ndërsa to të kthimit më 20 shkurt.

Këto janë përballjet: Ferencvaros-Viktoria Plzen, Porto-Roma, Az Alkmaar-Galatasaray, Midtjylland-Real Sociedad, Union SG-Ajax, PAOK-FCSB, Twente-Bodo Glimt, Fenerbahçe-Anderlecht.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në…