Në Linz të Austrisë promovohet monografia “GAZMEND ZAJMI-NJË JETË PËR KOSOVËN”

24 qershor 2024 | 10:38

Mbrëmë me 23.06.2024 në hapësirën e restorantit Balkan në Linz të Austrisë u promovua monografia GAZMEND ZAJMI-NJË JETË PËR KOSOVËN e autorit, gazetarit dhe publicistit të njohur z. Nuhi Bytyçi, botuar nga “IDEA MULTIMEDIA” në Prishtinë.

Të ftuar në këtë promovim ishin drejtues të shoqatave shqiptare në Linz dhe rrethinë, veprimtarë dhe ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët jetojnë dhe veprojnë në këtë rajon.

Një vlerësim për përmbajtjen e monografisë dhe veçmas kontributin e Akademik Gazmend Zajmit për ngritjen e kuadrove për zhvillimin përgjithshëm të Kosovës dhe argumentimin e të drejtës së popullit shqiptarë për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës e bëri z. Ismet Sinan, mësues i gjuhës shqipe në shkollat publike në Linz. Një recensim të kësaj monografie të përgatitur nga z. Anton Marku, Kryetar i Shkrimtarëve Shqiptarë në Austri e lexoi z. Rexhep Sahiti, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe aktivist në Austri. Kurse për biografinë e autorit të kësaj monografie foli z. Adnan Abdullahu, anëtarë i Këshillit për Migrim pranë komunës së Linzit. Ndërsa vetë autori i monografisë z. Nuhi Bytyçi ndau opinionet e tij me të pranishmit për idenë dhe përkushtimin e tij për botimin e monografisë kushtuar akademikut Gazmend Zajmit si dhe ju përgjigjë pyetjeve të shumta të parashtruara nga të pranishmit. Promovimin e monografisë e moderoi z. Vahidin Beluli, Kryetar i Shoqatës Sportive dhe Kulturore Shqiptare “BASHKIMI” në Linz.

Mbrëmja u shoqërua edhe me një fragment nga filmi dokumentar PROJEKTUESI I SUBJEKTITVITETIT SHTETËROR TË KOSOVËS, kushtuar Akademik Gazmend Zajmit nga autori Nuhi Bytyçi, gjë e cila rikujtoj edhe njëherë ngjarjet me rëndësi të veçantë për shtet formimin e Kosovës tek të pranishmit që kanë përjetuar ato kohë dhe natyrisht zgjuan kureshtjen për motivin dhe sakrificën akademike dhe juridike të Akademik Gazmend Zajmit për çështjen kombëtare tek gjeneratat e reja.

Vahidin Beluli, Kryetar i Shoqatës Kulturore Shqiptare “BASHKIMI” në Linz.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e…