NË LIQENIN E UJMANIT JANË PËRMBYTUR 14 KISHA DHE 2 MANASTIRE ARBËRORE

23 dhjetor 2022 | 17:58

NJOFTIM HISTORIK

Në kuadër të relacionëve Kosovë – Serbi, agjenda diplomatike Liqenin e Ujmanit e ka përkufizuar vetëm si çështje uji dhe energji elektrike ?!

Por çështja e Liqenit të Ujmanit është më tepër se kaq!

Klubi Politik ,, Afrim Zhitia ” njofton se nën ujërat e liqenit ndodhen themelet 18 lokaliteteve arkeologjike ndër të cilat janë :
a ) 10 nekropole të Dardanisë antike
b ) 14 kisha paleokristiane arbërore
c ) 2 manastire të moqme arbërore
d ) 4 kështjella
e ) dhe mijëra varre arbërore

Prandaj regjimi politik i Beogradit e ka përmbytë me qellim për ta zhbërë e për të zhdukur gjurmët e civilizimit dardan dhe vazhdimësinë iliro – arbërore – shqipëtare në Kosovë.

Në të kundërten, sikur kjo të ishte trashëgimi arkeologjike serbe , atëherë kurrë nuk do ta lejonte Beogradi, as kisha ortodokse serbe që ta mbulonte uji.
Në baz të këtyre fakteve, Klubi Politik “Afrim Zhitia” i bënë thirrje institucionëve shtetërore : Kuvendit, Presidencës, Qeverisë si dhe Akademisë së Shkencave, Instituteve të Historisë dhe Albanologjisë, që pa humbur kohë Liqenin e Ujmanit ta shpallin zonë të rëndësisë së veqantë historike për Republikën e Kosovës.
Gjithashtu kërkojmë nga shetet e Kuintit që ta mbështesin këtë inisiativë të Klubit Politik ,,Afrim Zhitia”.
Kërkojmë edhe nga bashkësitë fetare, sidomos nga komuniteti i krishter shqiptar, që t’i bashkohet inisiativës së Klubit Politik”Afrim Zhitia”.
Klubi Politik ,,Afrim Zhitia” vlerëson se bazeni arkeologjik nën ujërat e Liqenit të Ujmanit, është tapia e popullit shqiptarë për të drejtën historike, etnike, fetare dhe politike në Republikën e Kosovës.

Liqeni i Ujmanit është Atlantida e Kosovës

Klubi Politik ,,Afrim Zhitia”
Kryetari Ragip Shala
Prishtinë 23 .12.2022

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duket e çuditshme, por institucioni i sportit, siç është në…