Në listën e AAK-së për deputetë janë edhe të rinj nga Skenderaj

19 janar 2021 | 13:55

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se në listën e kësaj partie për deputetë janë Feriz Shala dhe Diellza Rexhepi nga Skenderaj.

“Feriz Shala nga Buroja, bir i invalidit të luftës dhe të burgosurit politik Avni Shala, është student i Psikologjisë, i angazhuar në organizatën rinore të Aleancës që nga fillimi i aktivitetit të tij në politikë.
Më e reja në moshë në listën e kandidatëve të Aleancës, është nëntëmbëdhjetë vjeçarja nga Kopiliqi i Epërm Diellza Rexhepi, bijë e invalidit të luftës Naser Rexhepi. Ajo është laborante e Biologjisë. E përgëzoj për guximin dhe ambicien e saj për të qenë pjesë e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Ju priftë e mbara!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Image may contain: 2 people, people standing, beard, suit and indoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-diplomati i Kosovës në Katar, Eshref Haxhiu, ka vlerësuar se…