Në Llapçevë fillon asfaltimi i rrugëve dhe rregullimi i ndriçimit publik

23 gusht 2020 | 13:41

Në fshatin Llapçevë të Malishevës ka filluar asfaltimi i 1 200 metrave rrugë brenda fshatit, si dhe ka nisur rregullimi i ndriçimit publik.

Këto punime i kanë inspektuar drejtori i urbanizimit, Ahmet Morina dhe shefi i prokurimit, Nuhi Shala, të cilët janë pritur nga kryetari i fshatit Hazir Avdiaj dhe banorë të tjerë të Llapçevës.

Gjatë vizitës në Llapçevë, drejtori Morina, ka thënë se moto e këtyre investimeve që janë duke u bërë në komunën e Malishevës, është “Malisheva e re”.   “Kemi filluar me rregullimin e ndriçimit publik në sheshin dhe në disa rrugë të Llapçevës, si dhe kemi filluar me asfaltimin e 1 200 metrave rrugë brenda lagjeve të fshatit, dhe me këto investime gradualisht po përmbushen nevojat e banorëve dhe investimet në infrastrukturën e fshati”, ka thënë Morina, duke shtuar se qeveria Begaj është përkushtuar në realizimin e shumë projekteve në infrastrukturën e përgjithshme. Ndërsa kryetari i fshatit Llapçevë, Hazir Avdiaj, e ka falënderuar komunën e Malishevës dhe kryetarin Ragip Begaj, për realizimin e këtyre projekteve shumë domethënëse për banorët e këtij fshati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizatorët e tubimeve ilegale të më shumë se 30 personave…