Në Londër festohet 16-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, i pranishëm edhe Kurti
24 shkurt 2024
| 20:08
Ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Ilir Kapiti, ka bërë të ditur se mbrëmë bashkë me kryeministrin e vendit, Albin Kurtin, e të pranishëm të tjerë e kanë festuar 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
“Mbrëmë festuam Pavarësinë e Republikës së Kosovës në Londër. U kënaqëm dhe u frymëzuam nga fjalimi i kryeministrit Albin Kurti”, ka shkruar Kapiti.
“Energjia dhe pasioni në sallë ishin të dukshme teksa reflektonim në rrugëtimin e Kosovës dhe popullit të saj”, përfundoi ai.