Në Londër një hakeri do t’i konfiskohen monedha digjitale në vlerë rreth 1 milion dollarë
Londër, 23 gusht- Një gjykatë në Londër ka urdhëruar të premten konfiskimin e Bitcoin-it, dhe monedhave të tjera digjitale, me vlerë gati 1 milion dollarë nga një haker kompjuterik. Gjykatësja, Joanna Korner, ka vendosur që shteti mund të konfiskojë shuma të monedhave digjitale nga Grant West, 27 vjeç.
West, nga Kenti në Anglisë juglindore, u dënua në maj të vitit të kaluar me mbi 10 vjet burgim, në bazë të akuzave të komplotit për mashtrim, posedim i pasurisë kriminale dhe të drogës. “Ai duhet t’i bindet urdhrit të konfiskimit ose të përballet me katër vjet burg shtesë”, ka thënë Korner.
Policia ka njoftuar se West përdori adresa elektronike të rrejshme, për sulme ndaj më shumë se 100 kompanive në të gjithë botën, duke vjedhur dhjetëra mijëra detaje financiare të klientëve, përpara se t’i shiste të dhënat në tregjet e paligjshme online.