Në Lubizhdë të Hasit vendoset gurthemeli i kullës muze ‘Kulla e Qëndresës’

12 prill 2019 | 13:49

Presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli  dhe kryeministri Ramush Haradinaj, kanë marrë pjesë të premten në vënien e gurthemelit të kullës muze ‘Kulla e Qëndresës’.

Haradinaj ka thënë në nderim të martirëve dhe heronjve në Lubizhdë të Hasit, kujtojnë me pietet sakrificën e tyre madhore për këtë tokë.

“Liria e atdheut, në themelet e saj ka të gdhendur emrat e dëshmorëve, nga tani të dekoruar ‘Heronj të Kosovës’ nga presidenti i vendit. Kulla muze, ‘Kulla e Qëndresës’, të cilës i kemi vënë sot gurthemelin, është shenjë dhe dëshmi se Hasi është përgjakur prej armiqve shumë herë në histori. Në gjithë historinë e shqiptarëve, që nga Lidhja e Prizrenit e deri të UÇK, Hasi e ka dhënë pjesën e vet të kontributit për liri”, ka thënë Haradinaj.

Fotografia e Ramush Haradinaj

Fotografia e Ramush Haradinaj

 

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
IPKO- Stacionet Agrare kanë gjeneruar të dhëna të rëndësishme për…