Ne Ludwigsburg të Gjermanisë u bë promovimi i librit të atdhetarit Hasan Ukëhaxhaj
03 prill 2023
| 23:02
Ne Ludwigsburg në Restorantin “Diamant” u bë promovimi i librit të veprimtarit, atdhetarit të njohur, Mr. Hasan Ukëhaxhaj.
Në këtë përurim libri, morën pjesë: Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, veteranë të UÇK-së, familjar të dëshmorëve e veprimtarë diaspore nga Gjermania dhe Zvicra.
Për librin folën, Lendita Zeqiri Haxhiu, Ibish Neziri, Redaktor, Imer Lladrovci dhe kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj.
Z. Ukëhaxhaj ishte falënderues ndaj të pranishmëve, redaktorit dhe kontribuuesve tjerë, sidomos ushtarëve të UÇK-së, njëherësh, ai falënderoi edhe ata që i ndihmuan ta publikojë këtë libër me kontribute individuale.