Në luftë dhe në paqe dha shumë për Kosovën, më 9 shkurt Ramush Ahmetaj kërkon përkrahjen e qytetarëve
Faton B. Mehmetaj
Ramush Ahmetaj është njëri nga luftëtarët dhe eprorët shembullor të Zonës Operative të Dukagjinit. Ka lindur më 5 shtator 1974 në fshatin malor Belle, të komunës së Deçanit. Belleja është fshat historik shumë i lashtë, ka dhënë shumë heronj dhe luftëtar të lirisë në të gjitha etapat historike.
Rrjedhë nga një familje që ka qenë në shërbim të vendit në të gjitha periudhat e historisë. Betimin e ushtarit të UÇK-së bashkë me vëllezërit e tij, Hasanin, Sadrinë, Demushin, Fadilin dhe nipin Adem Bekaj, e kishin bërë në shkurt të vitit 1996 në Jabllanicë, në prani të dëshmorit të kombit Myrtë Zenelit dhe të Lahi Brahimaj. Prej këtu vëllezërit Ahmetaj ishin caktuar nga Lahi Brahimaj që t’i zgjerojnë radhët e UÇK-së në fshatrat Dubovikë, Kryshec, Llozhan, Dobërdol, Loxhë, Zllapek etj, detyra këto që janë kryer me sukses. Gjatë viteve ‘90-ta, ishin të angazhuar nga Myrtë Zeneli dhe shokët tjerë të Myrtës në ruajtjen e shkollave nga huliganët, por kanë marrë pjesë edhe në organizimin e demonstratave dhe protestave që zhvilloheshin në atë kohë. Ata ishin aktiv edhe në aktivitete tjera që e kërkonte koha. Ky grup përbëhej nga: Ramush Ahmetajt, Adem Bekaj, Demush Ahmetaj, Selim Berisha, Avni Berisha, Ramadan Berisha, Ilir Bajrami dhe Skender Bajrami nga Peja etj.
Ramush Ahmetaj me vëllezër armët e para për të kryer aksione i kishin blerë në Mal të Zi, një pjesë tjetër të armatimin e kishin siguruar përmes Myrtë Zenelit dhe Lahi Brahimaj, por janë furnizuar me armatim edhe nga Shqipëria që nga viti 1997. Ramush Ahmetaj bashkë me vëllezërit e tij: Hasanin, Sadrinë, Fadilin, Demushin, babanë e tyre Smajl Demushin dhe nipat Adem e Atdhe Beka, qysh herët ishin inkuadruar në celulat e fillimit të UÇK-së përmes Myrtë Zenelit (Hero), Sadri Zenelit (Hero), Agim Zenelin (Hero), gjeneral Lahi Ibrahimajt njëri prej themelueseve kryesor të UÇK-së, Xhevat Zenelin, po ashtu njëri prej organizatorëve të hershëm të UÇK-së, gjeneral Nazmi Brahimaj veprimtar i hershëm dhe njëri prej themelueseve të UÇK-së. Ai ishte pjesëtar i Njësisë guerile “Sopata”. Ramushi me vëllezërit e tij bashkë edhe me nipa, marrin pjesë në; Sulmin e Dellovës, Betejën që u zhvillua në Sukë të Cërmjanit, Betejën e zhvilluar tek Prroni i Gërvallës, Betejën e Loxhës, Betejën e Jabllanicës te Rastavicës, Shaptejt, Carrabregut, Kryqit të Dashinocit etj.
Ka qenë përgjegjës i “Njësisë për Intervenime të Shpejta”. Gjatë një aksioni kjo njësi përmes një sulmi të befasishëm arrin ta marrin një kamion të forcave serbe plot armatim dhe dokumente të ndryshme të ushtrisë serbe. Shumica prej vëllezërve Ahmetaj kanë marrë plagë të rënda. Ramushi ka kontribuar në formimin e Brig. 136 “Rugova”. Edhe pas mbarimit të luftës Ramushi ka punuar pa u lodhur në ndërtimin e shtetit të Kosovës. Ka qenë Komandant i Policisë së Rendit në Pejë në Qeverinë e Përkohshme dhe më vonë epror i lartë në TMK. Ka ushtruar disa funksione zyrtare në qeveri të ndryshme dhe në Qeverinë Haradinaj. Me profesion është jurist. Është bashkëthemelues bashkë me vëllezër në biznesin “Ahmetaj Grup” dhe restorantin “Belle Resort” në Belle, biznese këto shumë të suksesshme. Është kandidat për deputet nga radhët e AAK-së.
Në zgjedhjet e 9 shkurtit, Ramush Ahmetaj është i bindur në fitore, është i bindur në përkrahjen e popullit. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është shtëpia e dytë, ka qenë pjesë nga fillimi. Votoni partinë e AAK-së 137 dhe Ramush Ahmetaj me numër 109, votoni programin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës që është në të mirë të qytetarit, për më shumë punë, për më shumë mirëqenie dhe për një shtet më të fortë dhe në shërbim të qytetarëve.