Në luftë isha engjëll. Tash jam në politikë dhe nuk jam engjëll
08 dhjetor 2020
| 08:21
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka quajtur veten engjëll të Kosovës, i cili është dërguar nga Zoti për t’i shpëtuar njerëzit e pafajshëm.
“Në kohën e UÇK-së besoj se kam qenë një engjëll i vendit tim, që më ka dërguar Zoti për të shpëtuar njerëz të pafajshëm. Tash jam në politikë dhe nuk jam engjëll”, ka thënë Haradinaj në TV Dukagjini.
“Edhe bashkëluftëtarët e mi i konsideroj engjëj. Po ashtu edhe Amerikën që e ka bombarduar Serbinë”, ka shprehur mendimin Haradinaj.
Më vonë Haradinaj ka pohuar të ketë bërë gabime në politikë, por duke mos kërkuar amnisti për kohën e pasluftës.