Në luftë me buburrecat, “hedh në ajër” kopshtin (Video)

28 tetor 2019 | 13:35

Le të jemi të sinqertë, askush nuk gëzohet kur shtëpia e tyre “pushtohet” nga buburrecat.

Duke qenë se ata hyjnë në vrimat më të vogla dhe shtohen me shpejtësi është shumë e vështirë që t’i zhdukësh ata.

Por një brazilian, i quajtur Cesar Schmitz, e mësoi në një formë të dhimbshme se buburrecat nuk mund t’i largosh me dhunë, por duke kontaktuar një specialist.

I bezdisur nga prania e buburrecave, e mori vetë situatën në dorë dhe pasi gjeti një vendstrehim të tyre vendosi t’i digjte.

Ai hodhi brenda folesë së tyre një sasi të madhe benzine dhe më pas i vuri flakën.

Por rezultati nuk ishte aspak ai i pritshmi, në vend të flakës shpërtheu i gjithë kopshti duke u shkatërruar tërësisht.

https://youtu.be/SAUFwC6SecY

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Quhen “Shtëpi Gozhdë”, ngaqë rrinë në mes të projekteve qeveritare…