Në LV u rrit edhe Kusari që fliste me Radoiçiqin, edhe Sveçla që thoshte po e lufton atë

06 mars 2025 | 08:39

Opinionistja Aida Dërguti ka analizuar listën e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje për legjislaturën e re të Kuvendi të Kosovës nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në Rubikon të Klan Kosovës, ajo ka thënë se Xhelal Sveçla ka rritje të votave duke qenë kundër Milan Radoiçiqit, ndër Mimoza Kusari-Lila, sipas saj, ka rritje të votave duke pasë përgjime derisa ishte duke bashkëbiseduar me Radoiçiqin.

“Ndërkohë është anomalia tjetër që e shohim Xhelal Sveçlën i cili fiton shumë vota për shkak të Mitrovicës, ndërkohë e shohim Mimoza Kusari-Lilën e cila në përgjime me Milan Radoiçiqin është ana e kundër e medaljes që e kemi dëgjuar të gjithë rritje. Mandatin e kalua ajo pati 50 mijë të votave, ndërsa tani i ka 84 mijë vota, janë fitues dhe janë rritje të dy anët e medaljes”.

“Është rritur pas aferës, atë skandalin që e kemi dëgjuar gjithë. Do të thotë në të dy anët e medaljes kanë rritje, këtu një njëri do të duhej të ndëshkohej, apo jo. Nëse ti je rritur në votë për shkak të aksioneve në veri, dikush i cili ka qenë kundër Radoiçiqit, dikush është dëgjuar në përgjime në bashkëbisedim shumë miqësor, dikush do të duhej të ndëshkohej. Njëra palë do të duhej të penalizohej.

Kjo është suksesi i një subjekti i cili ka një propagandë shumë të sofistikuar që arrin ta ngrisë edhe atë që kryen aksione në veri, dhe atë që bashkëbisedon me Radoiçiqin”, ka thënë Dërguti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mësohet se Ulqini do të jetë vendi nikoqir i shtatores…