Në maj do të mbahet mbledhja e përbashkët e dy qeverive Kosovë-Maqedoni
Zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takim zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, Bujar Osmani, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin në mes dy vendeve tona.
Me këtë rast, Hoxhaj ka bërë me dije se në muajin maj do të mbahet mbledhja e parë e përbashkët e dy qeverive Kosovë-Maqedoni.
“Kënaqësi ta pres në Prishtinë homologun tim nga Shkupi, zëvendëskryeministrin Bujar Osmani. Diskutuam për një varg bashkëpunimesh mes dy vendeve tona si dhe mbajtjen e mbledhjes së parë të përbashkët të dy qeverive në maj të këtij viti. E urova për votën për Marrëveshjen e Prespës në parlament si dhe Ligjin për Përdorimin e Gjuhës Shqipe. Të dyja këto, arritje të mëdha për shtetin maqedonas dhe shqiptarët e atjeshëm”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/