Në Malishevë deri më tani janë ndihmuar 900 familje në nevojë
Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim ka mbajtur mbledhjen e tretë të cilën e ka drejtuar kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, njëherit edhe drejtues i këtij komiteti.
Fillimisht, Begaj ka njoftuar anëtarët e këtij komiteti për zhvillimet brenda javës që shkoi.
“Deri më tash në komunën tonë janë prekur me koronavirues, 44 persona, kurse 7 persona janë të shëruar. Po ashtu ju jam mirënjohës shumë donatorëve si ndërkombëtarë dhe atyre vendorë, që brenda këtyre javëve sa Malisheva është në karantinë, është ndihmuar me mjete higjeniko – sanitare, QKMF-ja dhe materiale tjera të duhura për ta përballuar sa më lehtë pandeminë me COVID- 19”.
“Edhe ‘Zona Park’, ka bërë dezinfektimin e institucioneve publike dhe 10 shtëpive me të prekurve nga COVID- 19 . Po ashtu janë ndihmuar deri tash 900 familje me artikuj ushqimor dhe higjenik, por kërkoi që qytetarët t’i respektojnë në plotëni masat që janë në fuqi nga qeveria e vendit. E nga Qeveria e Republikës së Kosovës, kërkoi më shumë përqendrim, pasi jemi komuna më e prekur nga koronaviruesi në mbarë vendin tonë”, ka thënë Begaj.
Edhe përfaqësuesit e pranishëm të komitetit, kanë raportuar në këtë takim, duke theksuar se gjendja është nën kontroll, brenda territorit të Malishevës, por kanë kërkuar bashkërendim të aktiviteteve dhe respektim të plotë të masave si dhe të mos ketë lëvizje të grupeve të mëdha njerëzish.