Në Malishevë ende nuk ka filluar dezinfektimi i hapësirave për rriqra

26 prill 2020 | 12:58

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka thënë se përveç pandemisë së krijuar me COVID-19, komuna që ai udhëheq tani e ka edhe sezonin e rriqrave, derisa ka theksuar se akoma nuk ka filluar dezinfektimi për rriqra.

Ai ka bërë me dije se brenda këtyre ditëve do të fillojë dezinfektimi apo spërkatja e hapësirave ku qytetarët mund të pickohen nga rriqrat.

Begajt ka thënë se kjo komunë që 7 vite nuk ka pasur problem me ethe hemorragjike, megjithatë konsideron se kjo periudhë është e vështirë për shkak se dimri ka qenë shumë i butë.

“Dezinfektimi për koronavirusin kemi bërë 3 herë, në të gjitha marketet që punohet, në të gjitha familjet që kanë qenë të prekura, ndërsa për çështje të rriqrave akoma nuk kemi filluar…. Besoj që brenda këtyre ditëve fillojmë procedurën sepse kemi tash sezonin e etheve që fatmirësisht që 7 vite nuk kemi pasur ethe hemorragjike, por këtë vit nuk do të thotë që nuk do të kemi është pak e rrezikshme sepse edhe dimri ka qenë shumë i butë”, ka thënë Bega.

Ndërkohë, është raportuar se kanë qenë 100 raste të pickimit nga rriqrat në këtë komunë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Chloe Ross ka provokuar nga karantine. Ajo pozat në bikini…