Në Malishevë filloi “Java e Barazisë Gjinore”
Zyrtarja për Barazi Gjinore, në Komunën e Malishevës, Vera Bytyçi, ka njoftuar kryetarin e Malishevës, Ragip Begaj, me aktivitetet që do t’i zhvillohen në “Javën e Barazisë Gjinore”, në bashkëpunim me grupin e grave këshilltare në Kuvendin Komunal, Komitetin për Barazi Gjinore dhe Drejtorinë për Arsim dhe Edukim.
Kryetari Begaj ka përgëzuar për projektin e “Javës për Barazi Gjinore”, duke ofruar mbështetjen e tij institucionale të plotë në këtë drejtim.
“Sot Malisheva ka shënuar rritje në këtë drejtim, që nga punësimi në institucionet, në arsim, shëndetësi, komunë, dhe ato në vende përgjegjëse ku udhëheqin femrat, prandaj rezultatet janë të kënaqshme, kështu presim që në të ardhmen e afër të kemi përparime edhe më të mëdha në këtë fushë”, ka thënë Begaj.
Gjatë tërë javës do të zhvillohen aktivitetet, me nxënësit e shkollave, e ato janë si: Ese, ekspozita, diskutime, me tematikë, “Barazia Gjinore hap i sigurt në shoqëri”, më pastaj do të vazhdohet, me vendosjen e luleve te varri i Nexhmije Pagarushës dhe heroinës Xhevë Lladrovci në Drenas.
Në fund të javës më të suksesshmit do të shpërblehen.
/Epoka e re/