Në Malishevë mbahet trajnimi “Të drejtat e grave në punë dhe integrimi gjinor”
13 prill 2023
| 16:14
Organizata joqeveritare “Rrjeti Qeliza” nga Gjakova në bashkëpunim me zyrtaren nga Zyra për Barazi Gjinore, në Komunën e Malishevës, Vera Bytyçi, realizuan trajnimin “Të drejtat e grave në punë dhe integrimi gjinor”.
Në këtë punëtori të pranishme ishin mësimdhënëse nga shkolla të ndryshme të komunës së Malishevës, ku u diskutua për të drejtat në punë dhe integrimin gjinor.
Trajnerja Edona Sina foli edhe për ngacmimet seksuale në vendin e punës, komunikimin nderkolegial dhe menaxherial.
Gjatë trajnimit debati ishte interaktiv, ku të pranishmet vlerësuan se ende ka hapësirë në shoqërinë tonë për vetëdijesim.