
Në Mamushë do të ndërtohet objekti i QKMF-së
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, së bashku me kryetarin e Mamushës, Abdulhadi Krasnic, kanë nënshkruar memorandumin për “Ndërtimin e objektit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare”, me vlerë 738,922 euro.
Zemaj ka thënë se me këtë rast pritet të rritet edhe personeli mjekësor.
Në këtë ceremoni ishin edhe ambasadori i Turqisë, Çagrı Sakar, komandanti KFOR-it turk, Savaş Yanar, koordinatori i TIKA-s, Cihan Dinçer, ministri MZHR-së, Enis Kervan, deputeti Fidan Jilta dhe kryetari i KDTP-së, Fikrim Damka.
“E rikonfirmova se kjo komunë dhe komunitetet tjera, do ta kenë vëmendjen dhe mbështetjen e plotë. Për Mamusën do të ketë specializime për Mjekësinë familjare dhe Biokiminë klinike, të cilët do të punojnë në QKMF”, ka thënë Zemaj.
Me këtë rast u bë edhe pranim-dorëzimi i autoambulancës, donacion nga KFOR-i turk dhe Turqia, e cila do të jetë në shërbim të pacientëve të kësaj komune.
(Q.R / Epoka e re)