Në Maqedoni arrestohen dy shtetas nga Kosova, transportonin emigrant

25 prill 2021 | 13:54

Siç raportojnë nga policia, dje në rrugën rajonale Veles-Shtip, në automjetin “BMW x5” me tabela kosovare janë zbuluar shtatë emigrantë nga Pakistani.

Nga Sektori për Punë të Brendshme Veles theksojnë se janë arrestuar D.P (45) dhe E.B (30), nga Kosova për dyshime se kanë kryer veprën penale “trafikim me emigrantë”.

“Policia ka ndaluar automjetin “BMW x5″, e drejtuar nga D.P, ndërsa në automjet janë gjetur shtatë emigrantë nga Pakistani”, sqarojnë nga policia.

Në njoftimin e policisë thuhet se Prokurori Publik është njoftuar për ngjarjen, ndërsa shtetasit nga Kosova janë mbajtur në SPB Veles, kurse emigrantët janë dërguar në Qendrën për emigrantë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhafer Murtezaj, profesor dhe veteran i arsimit, së bashku me…