Në Maqedoni do të sigurohen qendra votimi për qytetarët me shtetësi bullgare

19 mars 2021 | 09:14

Ministria e Brendshme është obliguar për përgatitjen e një plani për sigurimin e vendvotimeve shtesë për qytetarët me shtetësi bullgare në mënyrë që të zhvillojë procesin zgjedhor për zgjedhjet parlamentare në Republikën e Bullgarisë më 4 prill jashtë misioneve diplomatike dhe konsullore të këtij vendi në Republika e Maqedonisë së Veriut.

Një vendim i tillë u mor në seancën e djeshme të qeverisë.

Autoritetet bullgare vlerësojnë se ka mbi 100.000 shtetas me shtetësi bullgare në Maqedoni dhe se të gjitha të drejtat e tyre nuk respektohen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik njofton se sot parashihet të ketë vranësira të…