Në Maqedoni regjistrohen 1 031 raste të reja me Covid-19
13 mars 2021
| 19:53
Gjatë 24 orëve të fundit në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë kryer 4.373 teste, prej të cilave 1031 kanë rezultuar pozitiv me Kovid-19, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar gjithsejtë 241 pacientë, derisa 20 të tjerë kanë humbur betejën me Kovid-19.
Fatkeqësisht numri i rasteve të reja me Covid po shkon duke u rrit dita ditës në Republikën e Maqedonisë.