Në Maqedoni viti i ri shkollor do të nis më 1 tetor
26 gusht 2020
| 14:51
Kryetari i LSDM-së, kryeministri në ardhje në Republikën e Maqedonisë, Zoran Zaev në pyetjet e gazetarëve për fillimin e vitit të ri shkollor theksoi se do të ketë ndryshime ligjore dhe se i njëjti do të nis nga 1 tetori.
“Fillimi i vitit shkollor do të jetë më 1 tetor, do të nis me përzgjedhjen e një pjese të fëmijëve që duhet të edukohen, mësimi online është koncept për të gjithë.
Këtë e them që ta dijnë qytetarët se kemi bërë planin dhe kompletuar e analizuar mirë situatën në mënyrë që procesi mësimorë të vijojë si dhe të mbrojmë shëndetin e tyre.