Në Maqedoninë e Veriut përhapet Covid-19

14 janar 2025 | 08:18

Instituti për Shëndet Publik njoftoi se janë regjistruar 6 raste me COVID-19 deri më 12 janar, përkatësisht dy në Kumanovë e Strumicë dhe nga një në Shkup dhe Kërçovë.

Nga ISHP bëjnë të ditur se pacientët me COVID-19 janë të moshës mbi 60 vjeç, ndërsa njëri është i moshës nga 40-49. Gjatë vitit 2025 deri më 12 janar janë konstatuar 11 të sëmurë me virusin COVID.

Gjithashtu, nga IShP sqarojnë se edhe pse numri nga COVID-19 është i vogël, duke pasur parasysh se tani është periudha e shpërndarjes së viruseve respiratore, ka rrezik për përhapje të Sar-cov-2.

“Rekomandohet respektimi masave për parandalim të COVID-19 dhe sëmundjeve tjera respiratore. Vaksinimi mbetet si masë preventive”, thonë nga IShP.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje sot do të mbajë tubim elektoral në Shtërpcë.…