Në mbledhjen e Kryesisë së PDK-së nuk pati përkrahje për votimin e Vjosa Osmanit për presidente
17 mars 2021
| 19:03
Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se në mbledhjen e djeshme të Kryesisë së partisë nuk ka pasur përkrahje për t’u votuar Vjosa Osmani për presidente të Kosovës.
Hoxhaj ka thënë se çështja do të diskutohet edhe në mbledhjen e sotme të Këshillit Drejtues të PDK-së.
“Ne dallojmë prej subjekteve tjera politike. Unë nuk i marr vendimet këtu as në studio, por me organet e PDK-së. Dje në mbledhje të kryesisë nuk ka pasur përkrahje një gjë e tillë, sot do ta diskutojmë me Këshillin drejtues të PDK-së por që nuk pritet të ketë një vendim”, ka thënë ai para mediave.
Kreu i PDK-së ka pohuar se në mbledhjen e Këshillit Drejtues po ashtu do të diskutohet për rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit