Në mëngjes mjegull, gjatë ditës rreze

23 tetor 2024 | 08:36

Mot stabil do të vazhdojë të mbretërojë ditën e mërkurë në vend, me kthjellime e diell. Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave vazhdojnë të formohen kushte për shtresa mjegulle, që deri nga mesdita më pas shpërndahen.

Temperaturat minimale mbesin më të ulëta duke zbritur në 3C e 6C, derisa ato maksimale shkojnë deri në 19C e 20C, ndërkohë që në pjesë ku mjegulla mbetet më gjatë, mund të jenë më të ulëta për 4C e 5C, njofton Prishtina Weather.

Vranësira kalojnë ditën e enjte dhe premte, por kryesisht të shtresave të larta, pa penguar rrezet e diellit të depërtojnë në sipërfaqe. Në fundjavë vazhdojnë kushte të qëndrueshme, me mot të thatë, me më shumë diell të shtunën, e të dielen me vransira kalimtare. Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave mbeten kushte për mjegull, që deri nga mesdita më pas largohet. Temperaturat maksimale pa ndonjë lëkundje të madhe, shkojnë deri në 18C e 20C, e minimalet zbresin në 2C e 5C.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, është paditur për shpifje nga…