Në mëngjes mjegull, gjatë ditës rreze dielli
Pas mjegullës orëve të mëngjesit, të mërkurën gjatë ditës mbi vend parashihet të mbajë mot kryesisht me kthjellime e diell. Temperaturat minimale zbresin në 4C e 7C, e maksimalet shkojnë në 17C e 19C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare veriore e verilindore 4-8m/s.
Vranësirat kalojnë mbi vend nga dita e enjte, por se gjatë ditës nuk mungojnë intervale me diell. Herë-herë me dendësim të vranësirave shfaqen kushte për ndonjë rigë shiu. Mëngjeseve përgjatë ultësirave pritet formim i shtresave të mjegullës apo vranësirave të ulëta, që më pas largohen. Temperaturat me tendencë të rënies deri të premten në 15C.
Të shtunën shënojnë rritje të përkohshme në 18C, para se shtrirja e një fronti të ftohtë ditën e diel të sjellë më shumë vranësira dhe rënie më të theksuar të temperaturës në 10C e 12C.