Në Merdarë mbi tri orë pritjet, te Dheu i Bardhë dy orë e gjysmë
04 janar 2025
| 17:38
Në mbrëmje janë zgjatur pritjet e mërgimtarëve nëpër pikat kufitare të vendit për të dalë nga Kosova.
Pritjet më të mëdha janë në Merdarë, ku mërgimtarët po presin deri në tri orë e 20 minuta për ta lëshuar vendin, ndërsa deri në dy orë e gjysmë pritjet janë te Dheu i Bardhë.
Deri në dy orë, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, mërgimtarët po presin edhe në Muçibabë, teksa nga një orë po presin për të dalë nga Kosova në Jarinje dhe Mutivodë, transmeton Klankosova.tv..
Pikat e tjera kufitare janë lehtë të kalueshme ku pritjet janë nga tre deri në 5 minuta, përveç Bërnjakut ku pritjet janë deri në 30 minuta.