Në mërgatë të kërkohen vlerat dhe jo militantë partiakë
Mërgatës i duhen ekonomistë dhe biznismenë të sukseshëm, jo politikë të lagjeve, që kush të vijë në pushtet të sjellë militantë të vet – thotë Drita Kolgjini, një menagjere studimi, e cila punon gati që 24 vite, në Entin Shtetëror të Punësimit, në Malmö të Suedisë.
Ajo është eksperte në poltikat e tregut të punës dhe arsimit.
Aktualisht është pjesë e Bordit për Arsim në qytetin e Malmös, ndërsa në zgjedhjet e shtatorit ishte kandidate regjionale e Partisë Socialdemokrate, partia më madhe politike në vend. Ajo mendon, se vëtëm më një poltikë unike, shqiptarët mund të arrijnë suksese në vendet ku jetojnë.
(Intervistoi Astrit Gashi)
Si të rritet interesi për investimet nga kompanitë shqiptare?
Para së gjithash të sigurohet që Kosova të ndryshojë legjislacionin e saj për investimet e huaja dhe ta bëjë atë në unifikim me vendet e BE-së. Kosova duhet të punojë më shumë dhe në mënyrë më agresive për të promovuar veten në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara. Duhet bërë marketing që të tregohet, se në cilat fusha investimet janë interesante për investitorët huaj dhe ata shqiptarë me një përvojë të gjatë në vende të ndryshme evropiane. Cila ështe metoda qe mendoni ju që mund të këtë sukses?
Shumë vende të BE-së, por edhe disa vende të Ballkanit, u ofrojnë investitorëve të tyre e të huaj kushte të mira përfitimi, duke e përdorur marketingun agresiv. Marketing agresiv, do të thotë që të gjitha konsullatat dhe ambasadat, që përfaqësojnë Kosovën, duhet të kenë një atashe ekomonik, i cili në bashkëpunim, për shembull, me agjencitë suedeze të marketingut, që janë të specializuara në prezantimin e mundësive të vendeve të ndryshme për eksport/import, të bëjë prezantimin e mundësive tona. Në mënyrë që investimet të jenë afatgjata, kërkohet që t’u përmbahen pikave të sipërpërmendura – Mund të punësohen kompani/kompani të ndryshme marketingu, si për shembull, në vendet Nordike / Skandinavi, për të përdorur mediat për reklamimin e turizmit dhe investitorëve.
Si mund të ndihmojë diaspora shqiptare me investime?
Para së gjithash, dua t’i jap disa sqarime. Ka një dallim midis të qenit sipërmarrës, punëdhënës dhe biznesmen. Çdokush mund të fillojë një biznes dhe të bëhet punëdhënës, por kjo nuk e bën njeriun biznesmen. Nuk duhet të vetëquhesh biznesmen, kur nuk i plotëson edhe kriteret . Kjo duhet bërë që investitorët e huaj të na marrin seriozisht. Ky është në fakt një pengesë e madhe! Me këtë nuk dua të them, se jo të gjithë të lartëpërmendurat janë të rëndësishme, por duhet sqaruar diasporës. Mos ndoshta duhet riorganizuar rrjeti i biznesit shqiptar për biznesmenët e vërtetë dhe një rrjet tjetër për sipërmarrësit, por me emër tjetër. Në aspekte të tjera, jam plotësisht e bindur se sipërmarrësit/ punëdhënësit dhe biznesmenët kanë njohuri të mira për operacionet e biznesit lokal dhe kontakte të tjera, që mund të jenë shumë të dobishme. Ajo që duhet të mbahet mend dhe që është e rëndësishme për kompanitë e huaja që duan të investojnë në Kosovë, është të sigurojnë se ka një fuqi punëtore të trajnuar, që mund të vendoset në prodhim. Prandaj, sistemi i arsimit duhet të reformohet rrënjësisht.
A mendoni se shqiptarët mund të kenë ofertën kulturore para asaj poltike?
Sa i përket ofertës kulturore ndërmjet Kosovës dhe pjesës tjetër të BE-së, kërkohet një atashe për të gjithë rajonin Nordik dhe njëjtë të veprohet edhe për diasporën e mbetur. Personi përgjegjës duhet të jetë nga pjesa kulturore dhe të jetë një profesionist, që bëhet koordinator përgjegjës për të gjitha nismat dhe aktivitetet e jashtme kulturore në rajonin Nordik dhe që ka një bashkëpunim me ambasadën dhe konsullatën. Ai person, së bashku me organizatorët, mund të organizojë ngjarje kulturore në vendet Nordike. Prandaj është e rëndësishme që Kuvendi i Kosovës të bëjë një marrëveshje dhe të vendosë që, pavarësisht se cila qeveri ka pushtetin, atasheu kulturor nuk do të ndërrohet.
Aktivitetet e jashtme do të përbëheshin nga aktivitete të ndryshme kulturore, si koncerte me muzikë klasike shqiptare dhe muzikë të pastër popullore shqiptare, të cilat do t’u prezantohen joshqiptarëve në diasporë, përmes koncerteve. Ajo që është e rëndësishme, është që të siguroheni që janë muzikantë profesionistë të njohur ndërkombëtarisht, ata që performojnë dhe në të njëjtën kohë ndihmojnë në promovimin e muzikantëve të mirënjohur në vendin ku jetojnë. Ka shumë muzikantë që njihen si suedezë ose danezë, por ata janë me origjinë shqiptare. Është gjithashtu e rëndësishme që muzikantët tanë të fillojnë bashkëpunime me muzikantë jo shqiptarë. Unë sugjeroj që edhe Shqipëria të sigurojë që të ketë një atashe kulturor-ekonomik në diasporë dhe që ambasadat dhe konsullatat të punojnë në të njëjtën mënyrë si Kosova. Që ne të mund të prezantojmë kulturën shqiptare dhe t’i sjellim vendet tona në BE, nevojitet një bashkëpunim i fortë me njëri-tjetrin.
A mendoni se shqiptarët duhet të kenë më shumë bashkëpunim me poltikën vendore, pra me vendet ku jetojmë?
Ne jemi njerëzit që bëjmë politikën për të kontribuar në një zhvillim, që përfitojnë politikisht shqiptarët. Kjo kërkon bashkëpunim ndërmjet ambasadave, konsullatave, biznesmenëve, sipërmarrësve dhe shoqatave shqiptare, që kontribuojnë me burime financiare dhe marketing. E gjithe kjo duhet të koordinohet me politiken lokale.
Unë jam menaxhere dhe organizatore e një projekti të quajtur “Albanian Soul ”, me fokus në muzikën klasike dhe muzikën popullore shqiptare. Kam përvojë në koordinimin e eventeve të mëdha me punëkërkues, autoritete, sipërmarrës dhe biznesmenë. Ne jemi tre organizatorë të projektit me të njëjtin mandat, por me fusha të ndryshme përgjegjësie.
Unë kam përgjegjësinë kryesore për kontaktet me sipërmarrësit, biznesmenët dhe pjesëmarrësit përkatës joshqiptarë në rajonin Nordik.
Organizatori tjetër ,Bashkim Jashari është mësues me përvojë dhe aktiv i muzikës dhe ka përvojë solide në organizimin dhe mbajtjen e ngjarjeve të mëdha muzikore në vendet Nordike. Bashkimi është përgjegjës për pjesën muzikore dhe për koordinimin e shoqatave shqiptare në vendet Nordike. Ai është gjithashtu kryetar i Qendrës Kulturore Shqiptare -Suedeze-“Okarina”.
Organizatori dhe politologu, Avni Dervishi është koordinator i diasporës dhe do të ketë përgjegjësinë kryesore për marketingun dhe kontaktin me politikanët. Ne kemi punuar vullnetarisht në planifikimin e projektit tonë për një vit, duke informuar pëprojektin për shoqatat, sipërmarrësit dhe biznesmenët.
Nga keni përkrahje dhe si mendoni t’i realizoni projektet?
Kemi marrë sinjale pozitive nga Ministria e Diasporës, Ambasada e Kosovës dhe Ambasada e Shqipërisë, që të na përkrahin. Ambasada e Kosovës tashmë ka deklaruar, se do ta kemi mbështetjen e tyre gjatë gjithë rrugës. Ne kërkojmë muzikantë, sipërmarrës dhe biznesmenë të ndershëm, profesionistë të lirë, të cilët duan të përfshihen me gjithë zemër. Ne duam që muzikantët tanë të paguhen për punën e tyre. Biznesmenët dhe sipërmarrësit bëhen sponsorë dhe shoqatat bashkorganizatore. Kontributi i tyre do të tregtohet në nivel lokal dhe global. Nëse ka një muzikantë që është ortak në një kompani, ku partneri është biznesmen dhe organizator për muzikantin, shoqatat mund të jenë përgjegjëse për pagesën e muzikantit dhe jo kompanisë . Synimi ynë është, siç thashë, të sigurohemi që muzikantët të vendosin emrin tonë në hartë, kur bëhet fjalë për kulturën e shkëlqyer dhe jo të bashkojmë sipërmarrësit dhe biznesmenët për ta bërë njëri-tjetrin më të pasur. Është krejtësisht e mundur që muzikanti të jetë i vetëpunësuar ose të ketë një punë nga veprimtaria që bën.
Ju si bijë e Kolgjinëve, të cilët u angazhuan në aktivitete të ndryshme kombëtare dhe në vazhdimësi ndihmuan mërgatën shqiptare në Suedi, nga kush u frymëzuat ju personalishtë nga familja juaj e madhe?
Po sigurishte që frymzuesi dhe idoli im ështe babai, Besnik Kolgjinii, cili ishte udhëheqës i Entit për të Huaj në Malmë, nga shtatori i vitit 1979 deri në nëntor 1990, njëherit ishte një ndër kuadrat e para që dolën nga Universiteti i Lundit. Ai- nuk u nda asnjëherë nga brengat dhe shqetësimet për vëllezërit shqiptarë, qoftë kur ishte nevoja për ndihmë ekonomike dhe materiale për mërgatën apo popullin e Kosovës, si në luftë po ashtu edhe në paqë. Andaj sot me plotë krenari e them se ai është udhërrëfyesi më i mirë i imi, i familjës, por dhe i mërgatës shqitare në Suedi. Por sigurisht se edhe xhaxhi im, Lutfi Kolgjni është njëri ndër afaristët më i njohur në Europë në sportin e hipizmit, i cili asnjërherë s’e largoi nga koka helmetën më shqiponjë që ishte çelsi i suksesit kudo në botë.