Në mes të mbeturinave hanë bukë, punëtorët e pastrimit në QKUK rrëfejnë tmerrin
14 nëntor 2023
| 21:38
Tërë ditën e kalojnë duke e pastruar oborrin e QKUK-së, por të vetmen orë të pauzës së tyre e kalojnë në një vend të papastër e pa kushte minimale për qëndrim.
Madje, përgjatë asaj ore ata nuk i lënë rehat personat jostabilë, që e frekuentojnë shpesh objektin e papërfunduar të Emergjencës së re, vend të cilin këta po e shfrytëzojnë për të pushuar, raporton Kiks Kosova.
Qëndrimin edhe më shumë ua vështirëson aroma kundërmuese e mbeturinave që kanë zënë vend aty.