Në mesin e policëve të rinj që diplomuan sot ishin edhe 17 serbë

13 shkurt 2023 | 14:41

Kryeministri Albin Kurti, ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të 433 kadetëve të gjeneratës së 57-të të Policisë së Kosovës. Në njoftimin e zyrës së kryeministrit është thënë se nga të diplomuarit 56 ishin gra.

Sipas ndarjes etnike, zyra e kryeministrit ka bërë me dije se 17 nga policët e rinj janë serbë, dy goranë, një rom dhe një turk.

Kryeministri Kurti është shprehur i lumtur që ishte me kadetët policorë në festimin de diplomimit të tyre. Ky çast, sipas tij, është kulmi i punës së palodhur dhe rezultati i përkushtimit të përditshëm.

“Për qeverinë tonë, mbrojtja dhe siguria e vendit, vendosja e rendit dhe ligjit, janë prioritet”, ka thënë Kurti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Ableard Tahiri, ka folur…