
Në mesin e shtatë personave të vdekur nga Covidi edhe një 44-vjeçar
09 prill 2021
| 15:13
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se mosha e shtatë personave që kanë ndërruar jetë nga Covidi në 24 orët e fundit sillet nga 44 deri në 84 vjeç.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 2 raste (81, 44 vjeç), Prishtinë 2 raste (84, 73 vjeç), Gjilan 1 rast (81 vjeç), Klinë 1 rast (70 vjeç), Viti 1 rast (80 vjeç)”, ka njoftuar IKShPK-ja.