Në mesjavë grumbullohet Kosova U16

16 maj 2023 | 14:42

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll për U16 në konkurrencën e meshkujve do të grumbullohet në mesjavë (përkatësisht të mërkurën dhe të enjten).

Grumbullimi do të mbahet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve nga ora 11:00 deri në 13:00 për dy ditë radhazi.

Në këtë grumbullim janë ftuar 31 lojtarë, ku përzgjedhësi Ibrahim Karabegu, me ndihmësit Driton Obërtinca dhe Elbasar Gështenja do të kenë mundësi të shohin formën e lojtarëve para grumbullimeve të ardhshme.

Djemtë e Kosovës U16 janë në Grupin A, së bashku me Andorrën, Moldavinë, Maltën dhe Gjibraltarin. Evropiani i Divizionit C do të organizohet në Prishtinë nga 19 deri më 27 korrik.

Lista e gjerë e lojtarëve

1). Yll Kastrati – KB Marigona Hill Prishtina
2). Hanan Corovic – KB Istogu
3). Edin Bacevac – Beshiktash, Turqi
4). Drin Mehmed Tafilaj – Amerikë
5). Lis Binishi – Amerikë
6). Venis Haliti – KB Trepça
7). Eris Spahija – KB Peja
8). Berin Hajdarpasic -KB Peja
9). Elon Hasanaj – KB Peja
10). Ben Basha – KB Marigona Hill Prishtina

11). Sejar Rama – KB Marigona Hill Prishtina
12). Ervin Mullaliu – KB Rahoveci
13). Virtyt Delibeqa – KB Rahoveci
14). Amsal Murati – Zvicër
15). Anes Krasniqi – Marigona Hill Prishtina
16). Amri Bedra – KB Vëllaznimi
17). Fenix Bakalli – KB Vëllaznimi
18). Besim Bytyqi – KB Bashkimi
19). Erdin Abazgjik – KB Trepça
20). Adhurim Bojku – Peja DT
21). Adhurim Bojku – Peja DT
22). Mal Tusuni – Marigona HIll Prishtina
23). Rijad Ferati – KB Trepça
24). Berkant Shaqiri – KB Drita
25). Eronit Rrahmani – KB Drita
26). Din Syla – KB M Junior
27). Lir Zeneli – KB M Junior
28). Elvin Morina – KB Vushtrria Basket
29). Eris Merovci – KB Vushtrria Basket
30). Fis Jashari – KB Bashkimi
31). Rigon Gjergjizi – KB Bashkimi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti rus, Vladimir Putin dhe ai i Ukrainës, Volodymyr Zelensky,…