
Në ‘Minatori’ hapet xhiroja e 20-të
27 shkurt 2025
| 13:44
Me ndeshjen e rivalëve të vjetër, Trepçës e Prishtinës, hapet xhiroja e 20-të e Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.
Kjo ndeshje zhvillohet të enjten (sonte) nga ora 19:00 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë. Vendasit janë të vendosur për të ofruar lojë të fortë dhe interesante, ndonëse Prishtina llogaritet favorite.
Prishtina renditet e katërta me 17 pikë. Trepça është e fundit me gjashtë pikë, të cilat i fitoi në nismë të stinorit pranveror.
Xhiroja e 20-të vazhdon të shtunën kur janë dy ndeshje.
Nga ora 20:00 takohen Vushtrria e Kastrioti, ndërsa në termin të njëjtë është edhe takimi Llapi – Besa Famgas. Në të dy ndeshjet skuadrat mysafire janë favorite.