Në ‘Minatori’ luhet për vendin e tretë

22 nëntor 2019 | 14:52

Me ndeshje derbi fillon java e 11-të e Superligës së Kosovës në hendboll.

Sot (e premte) nga ora 18:00 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë takohen dy skuadrat me traditë, Trepça e Kastrioti i Ferizajt. Pritet hendboll cilësor, ndeshje e bukur dhe numër i konsiderueshëm shikuesish. Trepça e ka vlerësuar si ndeshje vendimtare të stinorit vjeshtor këtë me Kastriotin. Ndeshja vendos për vendin e tretë të cilin xhiron e kaluar e mori Kastrioti nga Trepça. Kastrioti i ka 14 pikë në vend të tretë, kurse Trepça është e katërta me 13 pikë.

Të shtunën janë ndeshjet: Drenica – Vushtrria (19:00), Vëllaznimi – Prishtina (17:30). Takimet e së dielës janë: Prizreni – Llapi (18:30), Drita – Besa Famgas (13:30).

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy në pesë të rritur do të shtihen si të…