Në ‘Minatori’ takohen Trepça – Bashkimi

02 tetor 2019 | 12:02

Xhiroja e dytë e Superligës së Kosovës në basketboll zhvillohet në mesjavë ku do të ketë disa ndeshje shumë interesante.

Të mërkurën përballen rivalët e vjetër Trepça – Bashkimi. Kjo do të jetë ndeshja e parë për mitrovicasit në këtë edicion, pasi në xhiron e parë pushuan, derisa prizrenasit në javën e parë shënuan fitore kundër Lipjanit 107:57.

Të mërkurën Sigal Prishtina takohet me Ponte Prizrenin, kurse të enjten takohen Lipjani me Golden Eagle Yllin. Ndeshja Feronikeli – Rahoveci zhvillohet në një termin tjetër, sepse Vreshtarët luajnë në kualifikimet e FIBA Europe Cup. Peja pushon në xhiron e dytë.

SUPERLIGA

Të mërkurën takohen:
17:00 Trepça – Bashkimi
19:00 Sigal Prishtina – Ponte Prizreni

Të enjten takohen:
19:00 Lipjani – Golden Eagle Ylli

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Degës së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, njëherësh kandidat…