Në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në FSK filloi dhurimi vullnetar i gjakut

26 korrik 2021 | 16:11

Me aktivitetin  koordinues  të Departamentit të Mjekësisë, në kuadër të bashkëpunimit  në mes të  Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së me Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut (QKKTGJ), të hënën në Ministri të Mbrojtjes ka filluar dhurimi vullnetar i gjakut.

Personeli i Ministrisë së Mbrojtjes, si ai civil dhe ushtarak çdo herë iu kanë përgjigjur pa hezitim këtij aksioni, të vetëdijshëm se dhurimi i gjakut do të thotë të shpëtosh një jetë, të ndihmohen pacientët në nevojë të Republikës së Kosovës.

“Sigurisht se ky aksion në kohën e pandemisë që po kalon edhe vendi jonë, merr një rëndësi edhe ma të madhe sepse dhurimi gjakut nga çdo vullnetar, është një akt i dobishëm dhe fisnik. Edhe pse në vlugun e pushimeve vjetore dhe fazës së vaksinimit të personelit, në ditën e parë të aksionit u grumbulluan doza të konsiderueshme të gjakut”, është bërë me dije në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes. Aksioni i dhurimit vullnetar të gjakut do të vazhdojë edhe në ditët në vijim nëpër të gjitha kazermat e FSK-së. Aksioni vullnetar i dhurimit të gjakut është aktivitet i planifikuar në ministri dhe FSK dhe mbahet dy herë në vit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Martesa më e shkurtër e këngëtares së famshme, Britney Spears,…