Në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në FSK fillon nis për dhurimin e gjakut

15 shkurt 2022 | 12:36

Me aktivitetin koordinues të shërbimit mjekësor të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në kuadër të bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Mbrojtjes me Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut (QKKTGJ), të martën në Ministri të Mbrojtjes ka filluar aksioni i dhurimit vullnetar të gjakut.

Personeli i Ministrisë së Mbrojtjes, edhe këtë herë i është përgjigjur pa hezitim këtij aksioni, në mesin e të cilëve edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, si dhurues i rregullt vullnetar i gjakut, si dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm, Salvador Elmazi.

Këtë radhë aksionin e bëri shumë të veçantë, dhurimi i gjakut nga këshilltari amerikan i ministrit të Mbrojtjes, Tom Niblock, i cili përfaqëson vlerat e tij të larta humane, krahas partneritetit tonë të ngushtë me miqtë tanë amerikan.

Edhe pse në rrethana pandemie, vlugun e aktiviteteve dhe fazës së vaksinimit, në ditën e parë të aksionit u grumbulluan doza të konsiderueshme të gjakut, që nga punëtoret e QKKTGJ-së u shpreh vlerësim i lartë për gatishmërinë e treguar.

Aksioni i dhurimit vullnetar të gjakut do të vazhdojë edhe në ditët në vijim nëpër të gjitha kazermat e FSK-së.

Aksioni vullnetar i dhurimit të gjakut është aktivitet i planifikuar në Ministri të Mbrojtjes dhe FSK dhe për shumë vite tradicionalisht mbahet dy herë në vit.

Përveç gjatë aksionit të organizuar, pjesëtarët e FSK-së kanë qenë dhe janë çdo herë të gatshëm që t’u përgjigjen kërkesave të QKKTGJ-së edhe për nevojat sporadike në raste specifike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shën Valentini është dita e të dashuruarve, por nuk është…