Në Mitrovicë arrestohet një person i dyshuar për veprën penale ‘ lëndim i lehtë trupor’
30 maj 2019
| 12:16
Rreth orës 00:40 të datës 30 prill 2019, Policia në Mitrovicë ka pranuar informacion për një përleshje fizike ndërmjet anëtarëve të një familje, ku ngjarja raportohet të ketë ndodhur në rrugën “Driton Veliu” në Mitrovicë.
Nga të dhënat e para të siguruara bëhet e ditur se i dyshuari ka sulmuar fizikisht viktimën motrën e tij, ku si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore e cila ka kërkuar tretman mjekësor.
Policia ka arrestuar të dyshuarin, të cilit pas procedurave të nevojshme intervistuese, me urdhër të prokurorit të rastit, i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
Hetuesit policorë janë duke zhvilluar hetime të mëtejme në drejtim të veprës penale ‘lëndim i lehtë trupor’.
/Epoka e re/