Në Mitrovicë do të organizohen aktivitete të shumta për 28 Nëntorin

26 nëntor 2018 | 14:47

Drejtuar nga kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, të hënën është mbajtur mbledhja e radhës e Bordit të Drejtorëve, në të cilën janë diskutuar dhe shqyrtuar çështje të rëndësishme nga fushëveprimi i Bordit dhe drejtorive komunale.

Fillimisht fjalën e mori drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Tafil Peci, i cili pas një fundjave me plot aktivitete në qytetin e Mitrovicës, i ka njoftuar anëtarët e bordit me rastin e festës së 28 Nëntorit se është bërë stolisja e qytetit me flamuj kombëtar, ndërsa ka paralajmëruar një agjendë të pasur pikërisht kushtuar ditës së flamurit kombëtar.

Drejtori Peci ka thënë se të mërkurën do të mbahen homazhe pranë varrezave të dëshmorëve në Shipol për të vazhduar te shtatoret e dëshmorëve Avni Shabani, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, Fatime Hetemi, Artim Jashari, Safet Boletini, Shemsi Ahmeti, Mehë Uka, heroit kombëtar Isa Boletini, pastaj do të ketë vizitë edhe në kullën e Isa Boletinit dhe në mbrëmje në sheshin e qytetit do të ketë edhe një koncert festiv ku do të përformojnë këngëtarët tanë më të njohur.

Ndërkaq drejtori i Arsimit, Iset Beka, ka njoftuar ekzekutivin për programin nacional me nxënës dhe të rinj i cili tashmë do të organizohet nga Ministria për Arsim, Shkencë dhe Teknologji, ku të gjitha garat e volejbollit, gjuhës dhe letërsisë, artit, të matematikës, do të organizohen në nivel shkollor, komunal, republikan si dhe ndërshtetëror.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të politikave për një qytet sa më të…