Në Mitrovicë fillon mbjellja e drunjve dekorativ

20 prill 2022 | 14:51

Komuna e Mitrovicës në kuadër të rregullimit të hapësirave gjelbëruese dhe planifikimit për zgjerim dhe rivitalizim të sipërfaqeve gjelbëruese, ka filluar me mbjelljen e drunjve dekorativ.

Për të parë më afër procesin e mbjelljes së këtyre drunjve, i pranishëm ishte nënkryetari i komunës, Arian Tahiri, drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Granit Tmava si dhe drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bahtir Maxhuni.

Me këtë rast, nënkryetari Tahiri ka thënë se mbjellja e këtyre drunjve do ti jap një pamje të bukur dhe një gjallëri më të madhe sheshit të qytetit duke shtuar se do të trajtohet me prioritet mirëmbajtja dhe shtimi i hapësirave të gjelbëruara.

Ndërsa drejtori i DSHPI-së, Granit Tmava ka thënë se ditë më parë ka përfunduar prerja e drunjve të tharë të cilët ishin rrezik për këmbësorët dhe objektet në afërsi, më ç’rast këta drunj do të zëvendësohen me trupa të rinj dhe mbjellja e tyre do të vazhdojë edhe në hapësirat ku vlerësohet e nevojshme shtimi i sipërfaqeve gjelbëruese.

Drejtori Tmava u potencua se gjatë kësaj jave do të bëhet mbjellja e 150 trupave të rinj në hapësirat gjelbëruese.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Takimi në mes të emisarit për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak…