Në Mitrovicë për nder të festës së Bajramit këtë të diele do të punojnë të subjektet afariste
Komuna e Mitrovicës ka njoftuar të gjitha subjektet afariste të komunës se dita e diele 02.05.2019, para festës së Fitër Bajramit do të jetë ditë pune në Mitrovicë.
Ky vendim është marrë nga kryetari i komunës, Agim Bahtiri, me qëllim që të mbështes bizneset dhe që qytetarët të furnizohen me gjëra të konsumit në prag të festës së Fitër Bajramit, duke mundësuar kështu që e diela e parë e muajit qershor të jetë ditë pune për bizneset në qytetin e Mitrovicës, gjithmonë duke respektuar Rregulloren komunale Nr. 03/2014.
“Gjithashtu njoftojmë të gjithë qytetarët së me përjashtim të ditës së diele me datë 02.05.2019, do të vazhdojë të jetë në fuqi vendimi i kryetarit Bahtiri që e diela dhe festat zyrtare të jenë ditë pushimi në tërë territorin e komunës së Mitrovicës, ndërkohë që Drejtoria e Inspeksionit do të vazhdojë me inspektime tek subjektet afariste për respektimin e këtij vendimi dhe Rregullores komunale Nr. 03/2014 për caktimin e orarit të punës për subjektet afariste në Komunën e Mitrovicës”, është thënë në njoftimin e Komunës së Mitrovicës.
/Epoka e re/